10:15 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

FIBA Europe Cup: Prishtina dhe Bakken Bears konsiderohen favoritë në Grupin E

Klubi basketbollistik, Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar do të përballet me ukrainasit e Cherkaski Mavpy.

Cherkaski Mavpy është kampion në fuqi i Superligës së Ukrainës në basketboll dhe ka statistika të mira në ndeshjet e fundit.

Prishtina do ta fillojë fazën grupore në këtë kompeticion nga grupi E, shkruan IndeksOnline.

Në grupin E bëjnë pjesë:

KB Prishtina (KOS) – Nënkampion i Superligës së Kosovës në basketboll
Cherkaski Mavpy (UKR) – Kampion i Superligës së Ukrainës në basketboll
Bakken Bears (DEN) – Kampion i Superligës së Danimarkës në basketboll
Steaua Bucuresti (ROU) – Nënkampion i Superligës së Rumanisë në basketboll.

Shumë skuadra në FIBA Europa Cup do të tentojnë ta përsërisin suksesin që Bakken Bears e pati në këtë kompeticion sezonin e kaluar, kur ata i befasuan të gjithë duke e arritur gjysmëfinalen.

Ecuria e tyre historike është rol model për të gjithë skuadrat e reja këtë sezon.

Njëra prej tyre që do ta synojë këtë është edhe Z-Mobile Prishtina, e cila konsiderohet nga FIBA skuadër tejet ambicioze.

Favoritët në grup: Bakken Bears dhe KB Prishtina

Ylli i grupit: Dardan Berisha (KB Prishtina)

Prespektiva e grupit: Dmytro Skapintsev (Cherkaski Mavpy)./IndeksOnline/

Image may contain: 2 people, people playing sports and basketball court