75 Mall Live Search
12:57 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

FIBA me një lajm të mirë për Pejën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar edhe zyrtarisht se, Klubit të Basketbollit Peja i është hequr dënimi dhe tashmë ka të drejtë të transferojë dhe regjistrojë lojtarë për edicionin e ri.

Pak ditë më parë dënimi i është larguar, kurse klubit të Bashkimit, me kusht që do t’i përmbahet marrëveshjes me FIBA-n.

Peja në edicionin e ri do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës në basketboll dhe kjo pritet të bëjë shumë interesante garat në elitë.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Ponte Prizrenit, kurse takimin e parë në shtëpi do ta zhvillojë në xhiron e tretë ndaj Sigal Prishtinës.

Edicioni i ri i Superligës që nis më 28-29 shtator pritet të jetë shumë interesant, me shumë derbi dhe shumë shikues në tribuna.