09:05 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerina Racaj

Fibrat, për një trup e jetë të shëndetshme

Njerëzit të cilët ushqehen me dieta të pasura me fibra kanë rrezik më të ulët të vdekjes dhe të preken me sëmundje kronike, krahasuar me njerëzit me konsum të ulët të fibrave, është gjetur në një studim të ri.

Dieta me fibra përfshin karbohidratet me bazë bimore, si drithërat, farat dhe disa bishtajore.

Përfitimet shëndetësore të fibrave janë regjistruar nga “mbi 100 vjet kërkime”, deklaroi Andrew Reynolds, një studiues në Universitetin e Otagos në Zelandë të Re.

Ai është bashkautor i metaanalizës së re të hulumtimeve ekzistuese, e cila u botua të enjten në revistën “The Lancet”.

Hulumtimi tregon se përdorimi më i lartë i fibrave çoi në një nivel të reduktuar të një sërë çrregullimesh dhe sëmundjesh (sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe kanceri kolorektal), uljen e peshës trupore dhe kolesterolin total si edhe vdekshmërinë e reduktuar.

Ekipi i Reynolds analizuan mbi 180 studime vëzhguese dhe 50 studime klinike nga katër dekadat e fundit.