23:37 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fidan Aliti: Aro Muric na ka shpëtuar në dy apo tri raste

Fidan Aliti është deklaruar pas ndeshjes duke i falenderuar të gjithë tifozët të cilët ishin të pranishëm që sipas Alitit atë e kanë bërë të ndihet sikur ishte në Prishtinë.

Ai foli për Supersport duke thënë “Jo, nuk besoj që ka pas shumë presion, mbështetja ka qenë fenomenale, më është dok si në Prishtinë, i falënderoj të gjithë nga zemra, pa ju nuk do ta kishim luajtur këtë finale këtu”, tha Fidan Aliti.

Ai po ashtu tregoi se është i mërzitur që e kanë humbur këtë ndeshje.

“Unë besoj, që futbollistëte kanë dhanë 100 për qind, Çekia ishte më e fortë se na, është skuadër me kualitet, na nuk e kemi treguar futbollin tonë që dimë me zhvillu, Çekia na e  ka bërë punën të vështirë. Aro Muric na ka shpëtuar në dy apo tri raste, nuk dua të komentoj këtë aksion, në fund të fundit e kemi humbur ndeshjen, jemi të mërzitur” u deklarua futbollisti i Kosovës.

/Indeksonline/.