Fidan Aliti debuton me gol tek skuadra e tij e re
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka debutuar me gol tek skuadra e tij e re, Kalmar FF.
Ekipi i Kalmar po luante një miqësore kundër ekipit të Arsenal Tula, transmeton Indeksonline.
Golin e ka postuar në profilin e tij në Facebook mbrojtësi kosovar.
Aliti u transferua në këtë afat kalimtar nga skuadra e Skënderbeut tek Kalmar./Indeksonline/