75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Fidan Aliti në formacionin më të mirë në Botë

Kosova ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Bullgarisë.

“Dardanët” e dominuan në çdo aspekt ndeshjen por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund fituan vetëm një pikë.

Mbrojtja ishte një pikë e fortë e Kosovës në këtë ndeshje, e “France Football” e ka veçuar Fidan Alitin.

Fidan Aliti në ndeshjen kundër Bullgarisë

Qerndërmbrojtësi ynë është përfshirë në formacionin më të mirë në botë në krahë të Mbappe, Varane, Danillo, Gnaby etj.

Ky është formacioni i përzgjedhur nga France Football: Darren Keet (Afrika e Jugut); Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Schulz (Gjermani) – Dzudzsak (Hungari), Barkley (Angli), Spinazzola (Itali) – Mbappe (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabry (Gjermani)

Kujtojmë se Fidan Aliti gjatë afatit kalimtar të janarit u transferua te skuadra suedeze Kalmar nga Skenderbeu. /IndeksOnline/