75 Mall Live Search
18:15 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Fidan Aliti protagonist për Kalmarin, asiston në golin e barazimit

Dy asistime nga dy lojtarë të Kosovës deri tani këtë fundjavë.

Pas asistimit të Milot Rashices në fitoren e Eerder Bremen, edhe një lojtar tjetër i përfaqësuesës së Kosovës ka qenë protagonist për skuadrën e tij.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Kosovës, Fidan Aliti.

Aliti ka asistuar në golin e barazimit për bashkëlojtarin Papa Diouf, në ndeshjen Kalmar – Nkrrkoeping që përfundoi me rezultat 2-2.

Pas këtij barazimi Kalmar gjindet në vendin e 12-të në tabelë me dy pikë gjithsejt. Vlen të theksohet se kjo është xhiroja e tretë në ligën suedeze. /IndeksOnline/