13:50 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Fidan Kadriu mohon akuzat se keqpërdori financat në MTI

Zyrtari i licencave në MTI, Fidan Kadriu, mohon të ketë pasur keqperdorime financiare, apo marrje të ryshfetit nga ai.

Fidan Kadriu, në një reagim për IndeksOnline, thotë se ka ndodhur një gabim, ndërsa rasti është sqaruar në Komisionin diciplinor.

Ai ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzar kundrejt tij.

IndeksOnline për rastin në fjalë ka kontaktuar edhe dikasterin që udhëhiqet nga Vesel Krasniqi.

Ata e kanë konfirmuar lajmin për IndeksOnlinen, se lënda është procesuar dhe me rastin në fjalë po merren organet kompetente.

“Lënda është procesuar nga MTI-ja në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe të korrupsionit, në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MTI-së për IndeksOnline.

Reagimi i plotë i Kadriut:

Te nderuar, shkrimi qe me eshte botuar ne gazeten tuaj nuk ka te beje me mua, kjo eshte e pa vertete,  e gjithe qka ka ndodhe eshte se une kam bere gabime ne disa lende ne procedim dhe askujte une personalishte nuk i kam kerkuar ryshfet siq e keni shkruar ju apo siq ju ka thene dikush, keto shkrime jane te gjitha te pa verteta dhe skandaloze ne drejtim timin.

Ju lutem te keni kujdese sepse une jam plotesishte i pa fajshem ne gjitha keto qr ju i keni shkruar. Ketu nuk ka asgje te vertete ju betohem, kjo tentative ka per qellim uljen e repotacionit dhr damtimin tim si person sepse une kam kryer detyrat ne perputhje te plote me pershkrimin tim te punes, une personalishte i hudhi poshte keto akuza te pa baza qe me jane bere dhe do ti kontaktoje te gjitha organet kompetetnte dhe jam po ashtu i gatshem te perballem me to sepse nuk ka asgje te vertete ne kete drejtim.

Gjithashtu une personalishte do ta inicioj padi gjyqesore per ata qe me kan bere kete pa asnje fakte. Une vetem kam deshur qe te kryej punen time dhe normal kam dashte me ju ndihmuar subjekteve gjithashtu, une personalishte nuk kam pranuar asnjehere ryshfete apo diqka te tille.

Kete do ta deshmoje para gjitheve nese kerkohet patjeter, une ende jam ne pune dhe nuk me ka.kontaktuar askush ne lidhje me kete, por nese me kontaktojne jam i.gatshem te perballem me gjithe sepse jam i pafajshem dhe ska asgje te vertete ne kete drejtim.