75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 31 Janar 2021 / OSH

Fidan Rama: Ideja e Haradinajt për bashkim kombëtar e kuptueshme, nuk mund të orientohemi nga Kina e Rusia

Analisti politik, Fidan Rama, në ‘Politiko’ të Kanal 10 ka thënë se Ramush Haradinaj me veprimin për iden e bashkimit kombëtar rrjedh e ka eklipsuar kandidimin e Vjosa Osmanit.

“Faktikisht e eklipsoi pak kandidimin e Vjosa Osmanit për presidente, se sepse e njetja nuk është që po flet shumë. Kjo e kthen Haradinajn që të jetë temën në analizat tona dhe të jetë prezent edhe ne elektoriat”, ka thënë Rama.

Tutje ai është shprehur se nëse analizohen deklarimet e Haradinajt, janë lehtë të kuptueshme dhe të pajtueshme.

“Nëse i analizojmë deklarimet që i bënë sepse mund të ndodhë bashkimi kombëtar shpjegimi i tij është i thjeshtë edhe që faktikisht une pajtohem deri diku te pjesa qysh e shpjegon sepse nëse ne nuk jemi pas 4-5 viteve në NATO, nëse nuk jemi ne BE, s’kemi liberalizim ne nuk mund të orientohemi ka Kina- Rusia por na mbetet opsion bashkimi kombëtar”, ka potencuar ai.