Fier/ Me sëpatë në dorë, një person kërcënon komisionerët në qendrën e votimit

Është tensionuar situata në Libofsh të Fierit.
Pas mbylljes së qendrës së votimit një person ende i paidentifikuar ka shkuar me sëpatë në dorë duke kërcënuar komisionerët, që tashmë kanë mbyllur dyert.
Nga drejtoria e policisë së Fierit është nisur një grup policësh.