75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

FIFA 20 parashikon 15 fituesit e ardhshëm të “Topit të artë”

Nuk ka një fitues të qartë të çmimit “Topi i artë” 2019.

Rezultati i ceremonive të UEFA-s dhe FIFA-s nuk ndihmoi në krijimin e një favoriti.

Mbrojtësi i qendrës së Liverpoolit, Virgil van Dijk, u emërua Lojtar i UEFA-s i Vitit në gusht, ndërsa Lionel Messi fitoi çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj, në shtator.

Të dy Messi dhe Ronaldo janë duke kërkuar në një top të gjashtë të artë, pasi asnjëri nuk ka treguar shenja të ngadalësimit në vitin 2019.

Është një dëshmi për përkushtimin dhe talentin e tyre që të dyja ende konkurrojnë për çmime individuale.

Dhe ylli i Youtube-s, TheMasterBucks ka përdorur FIFA 20 për të zbuluar se kur mund të jetë kështu, duke simuluar çdo vit deri më 2033 për të zbuluar 15 fituesit e ardhshëm të Ballon d’Or.

Nuk duket mirë për Ronaldon. Jo vetëm që Messi e mposht atë në çmimin e 2019, por argjentinasi vazhdon të pretendojë edhe dy çmime të tjera.

Shikoni listën e plotë të fituesve më poshtë.

2019: Lionel Messi

2020: Lionel Messi

2021: Lionel Messi

2022: Kylian Mbappe

2023: Kylian Mbappe

2024: Bernardo Silva

2025: Kylian Mbappe

2026: Leroy Sane

2027: Leroy Sane

2028: Ousmane Dembele

2029: Vinicius Jr.

2030: Jonathan David

2031: Kylian Mbappe

2032: Kylian Mbappe

2033: Vinicius Jr.

Kështu që Messi arrin në tetë topa të artë, Mbappe dominon dhe David bëhet i pari Kanadez që fiton Topin e Artë. Neymar dhe Eden Hazard kalojnë tërë karrierën e tyre pa fituar një të tillë./Indeksonline