75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Gj Sh

FIFA Arab Cup/ Tre skenarë që do të vendosin fatin e ndeshjes mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe, e vlefshme për vendin e tretë të ”FIFA Arab Cup”, u ndërpre sot pas pjesës së parë, ku rezultati shënonte 0-0.

Një shi i rrëmbyeshëm në Doha, ishte shkaktar i shtyerjes së ndeshjes, ku ky vendim erdhi pasi gjyqtari vlerësoi se nuk ka kushte për zhvillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit, po shqyrtohen tre skenarë në konsideratë.

Skenari i parë ështq që ndeshja mes rabisë Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe, të luhet ditën e nesërme.

Skenari i dytë është të hidhet short për të përcaktuar fituesin, derisa skenari i tretë Arabia Saudite do të fitojë vendin e tretë për shkak të humbjes 1-0, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe humbën 3-0 në gjysmëfinale.

Vendimi zyrtar do të shpallet brenda disa orësh./IndeksOnline/