FIFA detyrohet të ul çmimet e biletave të ndeshjeve më pak të rëndësishme të Kupës së Botës për Klube

Për herë të parë me format të ri, ka nisur Kupa e Botës për Klube, ku po marrin pjesë 32 skuadra.
Ky kompeticion i cili po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ngjallur interesim të madh tek tifozët, të cilët presin të shohin yjet botëror të futbollit, shkruan IndeksOnline.
Por ka edhe disa probleme lidhur me tifozët, të cilët duket se nuk janë të intersuar të ndjekin të gjitha ndeshjet, e sidomos ato më pak të rëndësishme.
FIFA po përballet me vështirësi në shitjen e të drejtave të autorit për këto ndeshje.
Organizatorët janë detyruar të ulin ndjeshëm çmimet e biletave për të mbushur disa stadiume.
Sipas raportimeve, shkalla mesatare e mbushjes së stadiumeve pritet të jetë 50%./IndeksOnline/