FIFA do të analizoj vendimet e Francois Letexier në ndeshjen Argjentinë – Egjipt, pastaj do të vendos për fatin e tij
Gjyqtari francez, Francois Letexier është njeri më i përfolur qysh nga mbrëmë.
Vendimet e tij të diskutuara në ndeshjen Argjentinë – Egjipt, në Kupën e Botës, kanë bërë që ai të jetë në qendër të vemendjes, shkruan IndeksOnline.
Madje Federata e Futbollit të Egjiptit ka bërë ankesë në FIFA për përjashtimin e Letexier në ndeshjet e mbetura të Kupës së Botës.
Por përjashtimi i tij nuk varet nga ankesa e Egjiptit, por kjo do të varet nga organi ndërkombëtar i referimit në FIFA.
Vendimet e Letexier do të analizohen, shqyrtohen e pastaj FIFA do të vendosë nëse do ta pezullojë apo jo./IndeksOnline/

