13:35 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

FIFA e mbyll çështjen, Zekaj nga Serbia vjen te Kosova

Futbollisti i Lille, Arton Zekaj, do ti bashkohet përfundimisht me Kosovën.

Indeksonline javën e kaluar raportoi se FIFA e ka kushtëzuar Serbinë që nuk do të mund ta bllokoi Zekajn.

Ndërsa “Novosti.rs’’, shkruan se FIFA i ka dhënë lejen lojtarit për t’u shkëputur nga Serbia dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e “dardanëve”.

Ish-futbollisti i Partizanit, Arton Zekaj ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën, pavarësisht se kishte luajtur për grupmoshat e reja të Serbisë së fundmi.

Zekaj do të shkojë te skuadra U-21 i Kosovës, atje ku do të pasurojë ekipin që drejtohet nga Rafet Prekazi.

19-vjeçari ka lindur në Suboticë, derisa ka qenë i përzgjedhur kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë, por që ende nuk kishte pranuar ftesë nga ekipi i parë i Serbisë.

Gjithashtu, Zekaj ka luajtur edhe te klubet serbe si Partizan, Sopot dhe Backas, derisa vitin e kaluar u transferua te klubi i madh francez, Lille.