FIFA e vendos Kosovën me Kampionin e Botës
FIFA ka prezantuar renditjen përfundimtare të Kombëtareve për vitin 2018.
Kosova ka zhvilluar një vit të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit zviceran, Bernard Challandes, shkruan Indeksonline.
Kombëtarja më e re në Evropë përfundon vitin 2018 pa asnjë humbje të vetme, duke përfunduar të parët në grup në debutimin në Nations League.
Për këtë sukses ka shkruar edhe FIFA duke e vendosur Kosovën në një nivel të suksesit së bashku me Francën që u shpall Kampion i Botës në Rusi.
Belgjika si kryesues i renditjes, Franca si Kampion i Botës dhe Kosova me ngritjen më të lartë janë skuadrat e përzgjedhura nga FIFA.
Kosova do të rikthehet të luaj në muajin mars për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. /IndeksOnline/