FIFA e vendos Kosovën në ballinën e faqes zyrtare: “Kosova regjistron rekord”
Performanca e Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë e ka shtyrë opinionin mbarë botëror ta zërë në gojë Kombëtaren tonë.
Me rastin e publikimit të ranglistës së re, FIFA e ka vendosur Kosovën në ballinë, në faqen zyrtare të saj.
“Kosova regjistron rekord të rankimit”, shkruhet në artikullin e FIFA-së kushtuar kësaj teme, shkruan Indeksonline.
“Dardanët” me azhornimin e listës janë ngritur në vendin e 119-të në botë, duke fituar një pozicion ngritje. /Indeksonline/
