FIFA hap çështje disiplinore kundër Argjentinës

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka huapur çështje disiplinore kundër Argjentinës.
Argjentina akuzohet për veprime të pahijshme në ndeshjen çerekfinale kundër Holandës, ku fituan pas ekzekutimit të penalltive, transmeton IndeksOnline.
Organi qeverisës botëror i futbollit përmendi “rendin dhe sigurinë në ndeshje” në kodin e tij disiplinor kundër federatës argjentinase.
Zëvendësuesit dhe trajnerët e Argjentinës hynë në fushë teksa ndeshja u kthye në konfrontim në minutat e fundit pasi holandezët shënuan dy gola për të quar ndeshjen në kohën shtesë. /IndeksOnline/