75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / C E

FIFA ia bllokon merkaton skuadrës shqiptare, e gjobitë edhe me para

Partizani merr një goditje të rëndë për sezonin e ardhshëm.

Të kuqtë, të cilët me shumë gjasa nuk do të kualifikohen në Europa League për sezonin tjetër janë tronditur nga vendimi i FIFA-s për t’iu bllokuar merkaton në hyrje për 1 vit për shkak të çështjes Çinari.

Sulmuesi, i cili dy vjet më parë kishte nënshkruar me Alavesin dhe pastaj u huazua tek Istra në Kroaci, me kontratën që firmosi te Partizani shkeli rregullat e FIFA-s. Kështu, gjyqi ka vendosur kundër Partizanit.

Të kuqtë nuk mund të bëjnë merkato gjatë kësaj vere dhe në janar, ndërkohë që do te duhet të paguajnë edhe 80 mijë euro gjobë. Edhe vetë Çinari e ka pësuar, duke u pezulluar për katër muaj.

Ky sezon ka shkuar si mos më keq për Partizanin dhe nëse nuk do të bëjnë merkato as sezonin e ardhshëm atëherë edhe tjetri do të jetë shumë i vështirë. /IndeksOnline/