FIFA i jep fund çmimit “The Best”, nga 2026 do ta zëvëndësojë me diçka tjetër
2025 është edhe viti i fundit i ceremonisë së FIFA-së, “The Best”.
Kjo vjen pasi që ata vendosën ta përfundojë këtë event dhe do të zëvendësohet nga një ceremoni e re çmimesh, e organizuar në partneritet me Këshillin e Sporteve të Dubait, i cili është gjithashtu partner i “Globe Soccer Awards”, duke filluar nga viti 2026.
“FIFA The Best”, kishte nisur në vitin 2016 pas përfundimit të marrëveshjes së FIFA-së me “France Football”, krijuesit e “Topit të Artë”.
Më të suksesshmit lojtarë që fituan këtë çmim ishin Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski që fituan 2 herë këtë çmim.
Ceremonia e fundit u mbajt më 16 nëntor të këtij viti dhe fituesi i fundit ishte ylli i PSG-së, Ousmane Dembele./IndeksOnline/

