75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. A

FIFA ia hoqi dënimin, Ballkani aktivizohet në merkato

Ballkani për pak ditë e pati të bllokuar mundësinë për të transferuar futbollistë në këtë afat kalimtar nga FIFA.

Kjo për shkak të borxhit që kishte pasur klubi suharekas ndaj serbit Demir Avdiq.

Megjithatë, pasi Ballkani reagoi shpejtë dhe shlyu detyrimin financiar ndaj Avdiq, FIFA ia hapi sistemin TMS dhe tani mund të vazhdoi lirshëm operimin në afatin dimëror.

I fundit që ka zbritur në skuadrën e Bledi Shkëmbit është mbrojtësi Arbër Shala.

“Po, kam nënshkruar marrëveshje me Ballkanin për një vit e gjysmë. Prezantimin zyrtar do ta bëjmë në Kosovë” konfirmon Shala për Indeksonline.

Ballkani është duke zhvilluar fazën përgatitore për edicionin pranveror në Antali të Turqisë.

/Indeksonline/