20:10 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

FIFA ia uron Agim Ademit mandatin katërvjeçar në Federatën e Futbollit të Kosovës

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA i ka dërguar mesazh urimi Presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.

FFK-ja të premten e kaluar zgjodhi Presidentin e ri. Vendin e të ndjerit, Fadil Vokrri e zuri Agim Ademi, shkruan IndeksOnline.

Ademi ka marr shumë urime nga njerëz kompetent të futbollit, por së fundmi nuk ka munguar edhe urimi i Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

“I dashur President, dëshiroj që të ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen e juaj si President i Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat katërvjeçar deri në vitin 2022. Ju mund të mbështeteni në mua personalit që t’i ndihmojmë FIFA-s për të punuar ndershëm dhe për zhvillimin e lojës sonë të bukur në vendin tuaj. Dyert e FIFA-s janë gjithmonë të hapura”, ka shkruar Infantino.

Kujtojmë që Agim Ademi do të jetë President i FFK-së për katër vitet e ardhshme./IndeksOnline/