FIFA: Irani duhet të heq ndalesën për gratë deri më 10 tetor
Federate Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi se Federata e Futbollit të Iranit mbështet praninë e grave në ndeshjet e kualifikimit për Kampionatin Botëror 2022, por thekson të pritet edhe aprovimi i Qeverisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
FIFA momentalisht bashkëpunon me autoritetet iraniane për të hequr ndalesën për gratë që ato të vijnë në ngjarjet sportive të burrave, ndalesë e cila u vendos pas revolucionit iranian në vitin 1979.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj siguroi krerët e FIFA-s se “çështja i është drejtuar drejtpërdrejt ministrit të Sportit dhe Rinisë”.
FIFA dëshiron që ndalesa tërësisht të hiqet deri më 10 tetor, kur Irani do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Kamboxhias. Ndeshja e radhës para publikut vendor do të luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm, ndaj Hong Kongut.
Grave në Iran u është ndaluar të marrin pjesë në ngjarjet sportive që nga revolucioni i vitit 1979.