75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

FIFA ka në plan një ndryshim të madh, flet Boban

Vetëm disa javë më parë, Real Madridi fitoi për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve, duke mposhtur Al Ain në finale. Një ndeshje pa asnjë histori.

Prandaj, kjo garë rrezikon të vihet në pikëpyetje. Është zëvendës sekretari i FIFA-s, Zvonimir Boban, ai që në fjalën e tij në “Globe Soccer Aëards” ka folur për këtë konkurrencë të diskutueshme.

Ish-mesfushori i Milanit e ka quajtur Botërorin e Klubeve të padobishëm, siç është organizuar në vitet e fundit, duke thënë se, në fakt, nuk ndihmon askënd. Në këtë mënyrë, ai ka njoftuar ndryshimet e ardhshme. Me shumë mundësi, kjo garë do të jetë i ngjashëm me Kupën e Konfederatave:

“Ne jemi duke punuar për të bërë ndryshime, FIFA ka obligime dhe detyra. Ajo duhet të mendojë për të mirën e klubeve, sepse ato janë themeli i gjithë sistemit”, ka thënë Boban.

Formula mund të pësojë ndryshime drastike në krahasim me formatin aktual, ku mini-turneu me ekipet kampione organizohet çdo vit, në mes të sezonit evropian.

“Ideja është për një kompeticion që të luhet çdo katër vite, ku tetë grupe me nga tri skuadra të zhvillojnë një garë mes tyre”, ka sqaruar ish-mesfushori kroat.

Vendimi do të merret edhe sipas nevojave të klubeve dhe lojtarëve. “Kam folur me trajnerët dhe lojtarët, të cilët kërkojnë të mos e rritim numrin e ndeshjeve. Mendoj se organizimi i një turneu të tillë çdo katër vjet krijon te klubet mundësi për ta menaxhuar më mirë sezonin përkatës”, është shprehur Boban.