FIFA ‘kërcënon’ futbollistët: Kush merr pjesë në ‘Super League’, nuk luan në Botëror

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka bërë një kërcenim direkt për disa futbollistë.
Gjatë vitit 2020 u propozua një Superleagë në Evropë, shkruan IndeksOnline.
Për këtë ide ka dalë kundër edhe FIFA, e cila thotë se kush shkon të luajë atje do të dënohet, sidomos lojtarët.
Në rast se shkon për të luajtur në Superligë, atëherë ai futbollist nuk ka të drejtë të luajë në Kampionat Botëror.
“Çdo klubi ose lojtari të përfshira në një garë të tillë, nuk u lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë që organizohet nga FIFA”, thuhet në reagim.
/IndeksOnline/