75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

FIFA: Lëni anash thashethemet, VAR po funksionon për mrekulli

FIFA thotë se sistemi ‘VAR’ po rrit vendimet korrekte në sport, dhe ka mbështetur kërkesën.

Sipas tyre, 98 për qind e vendimeve të rishikuara të Video Assistant Referee [VAR] në fazën e grupeve të Kupës Botërore të Femrave kanë qenë të sakta pavarësisht polemikave që rrethojnë disa thirrje të bëra gjatë turneut.

Pierluigi Collina, kryetar i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, beson se VAR është një mjet thelbësor për të ndihmuar gjyqtarët të marrin vendime të drejta dhe ka mohuar se ende po testohet nga organi qeverisës.

VAR nuk mund të jetë i verbër, nuk mund të injorojë. Nëse keni një mjet që ju ofron mundësinë të kontrolloni, duhet të kontrolloni“, tha Collina gjatë një konference shtypi.

Ne nuk jemi duke eksperimentuar, thjesht po zbatojmë ligjet e lojës“, ka vazhduar Italiani. /IndeksOnline/