08:21 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

FIFA mbështet vendimin e klubeve angleze për t’i bojkotuar rrjetet sociale

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka përkrahur iniciativën e futbollit në Angli për t’u larguar përkohësisht nga rrjetet sociale.

Futbolli anglez nga sot do t’i bojkotoj mediat sociale duke protestuar në njëfarë mënyre për abuzimet raciste, shkruan IndeksOnline

FIFA këtë iniciativë e përkrahë dhe shpreson që njerëzit e rrjeteve sociale ta marrin seriozisht këtë çështje.

“FIFA mbështetë iniciativën e futbollit anglez.  Ne besojmë që autoritetet dhe mediat sociale do të marrin efekt pozitiv për t’i ndaluar këto abuzime sepse çdo herë më shumë po bëhet keq dhe kjo duhet të përfundoj – dhe të përfundoj shpejtë”, shkruhet në njoftimin e FIFA-s.

Bojkoti i rrjeteve sociale do të fillojë nga data 30 prill (e premte) dhe do të vazhdoj deri më 3 maj (e hënë).

Çfarë do të thotë saktësisht bojkoti?

Klubet e Premierligës, RFL, WSL dhe Kampionatet e Grave nuk do të postojnë apo përgjigjen në llogaritë e tyre sociale në Facebook, Twitter dhe Instagram.

A ka ndodhur ndonjëherë kjo?

Kjo është hera e parë që futbolli anglez bashkohet në këtë mënyrë për të protestuar ndaj abuzimit në internet.

/IndeksOnline/