75 Mall Live Search
08:11 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

FIFA me darkë gala për Botërorin e Klubeve, Rita Ora në mesin e të ftuarve special;

Rita Ora do të jetë në mesin e mysafirëve special në darkën gala që FIFA do të organizojë të enjten, për nder të Botërorit të Klubeve.

Ajo madje do të performojë në fund të darkës, shkruan IndeksOnline.

FIFA dhe “Big Art Festival” janë organizatorët e eventit që do të zë vend në Cipriani Wall Street, në Nju-Jork.

Sipas njoftimit zyrtar, eventi do të mbledhë legjendat e futbollit, udhëheqjen e lartë të FIFA-s dhe një mori figurash ndërkombëtare me peshë në botën e biznesit, modës dhe kulturës.

Pjesëmarrës në këtë event mund të jenë edhe qytetarët e rëndomtë, që mund të blejnë biletat që variojnë nga 1000 deri në 3000 dollarë./IndeksOnline/