20:11 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

FIFA me dënim edhe për Man City për transferimin e të miturve

Manchester City është shpallur fajtor nga FIFA për shkeljen e rregullave për transferimin e lojtarëve të moshës nën 18 vjeç, njoftoi të martën organi drejtues i futbollit botëror.

Kampionët e Premier League mund të ishin përballur me një ndalim transferimi, por përkundrazi Komiteti Disiplinor i FIFA gjobiti Cityn 339,000 euro, transmeton Indeksonline.

Një deklaratë e FIFA-s thoshte se dënimi “mori në konsideratë faktin që Manchester City pranoi përgjegjësinë e tij”.

Klubi tha në një deklaratë se gjobitja kishte të bënte me “transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18 vjeç, veçanërisht në lidhje me periudhat e tyre të gjykimit dhe pjesëmarrjen në lojëra miqësore”./Indeksonline/.