75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 13 Mars 2026 / L A

FIFA me ndryshime sa i përket Botërorit

Na ndajnë edhe 3 muaj nga fillimi i Kampionatit Botëror.

48 shtete do të marrin pjesë në këtë edicion, për herë të parë që nga themelimi i saj.

FIFA, gjatë kësaj dite ka njoftuar për disa ndryshime të reja që do të hyjnë në fuqi nga ky kampionat.

Lojtarët e zëvendësuar tani do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha, nëse u duhet më shumë kohë për të dalë, lojtari që hyn duhet të presë një minutë. Lojtarët që lëndohen e marrin trajtim nga stafi mjekësor do të duhet të largohen nga fusha dhe të presin një minutë për t’u kthyer në fushë.

VAR-i tani do të jetë në gjendje të ndërhyjë në kartonët e dytë të verdhë dhe në goditjet nga këndi nëse ka një gabim të dukshëm nga gjyqtari.

Kujtojmë se Botërori nis nga 11 qershori, me finalen që luhet, më 19 korrik./IndeksOnline/