75 Mall Live Search
16:05 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

FIFA me ndryshime të mëdha rreth pozicionit jashtë loje

FIFA i ka hapur derën një ndryshimi të madh sa i përket pozicioneve jashtë loje.

Ideja e re e ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger duket se ka marrë pëlqimin edhe nga FIFA, për të ndryshuar kahjen e këtij rregulli.

Një lojtar do të jetë në pozicion jashtë loje vetëm nëse e ka kaluar plotësisht mbrojtësin e fundit, kështu që nuk do të vendoset më në bazë të një pjese të trupit siç ishte deri më tani.

Ky rregull i ri mund të hyjë në fuqi që nga sezoni i ardhshëm futbollistik./IndeksOnline/