75 Mall Live Search
16:43 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

FIFA me rregullore të re për futbollistët që dëshirojnë të ndërrojnë Kombëtaren – Kjo vlen edhe për futbollistët shqiptarë

FIFA ka publikuar një sqarim për të gjithë ata futbollistë të cilët dëshirojnë t’i ndërrojnë Kombëtaret me të cilat luajnë.

Sipas rregullave, futbollistët që janë paraqitur me Kombëtaret e tyre por jo me atë A, do të mund ta ndrrojnë Kombëtaren, shkruan IndeksOnline

Por, ky rregull nuk vlen për futbollistët që kanë më shumë se 21 vjet, pra atyre nuk i lejohet ta ndërrojnë Kombëtare.

Në rastin tonë, Toni Domgjoni si 22 vjeçar, Berisha 23, Bastien Toma dhe Andi Zeqiri si 21 nuk mund ta ndërrojnë më Kombëtaren.

E vetmja mënyrë është nëse do të kalonin tre vite pa përfaqësuar Kombëtaren e tyre dhe pastaj do të kualifikoheshin që të përfaqësonin dikë tjetër.