21:02 / E Enjte, 26 Mars 2020

FIFA me vendime të reja: Ulje pagash, afati kalimtar të zgjatë katër muaj

Drejtuesit e FIFA u takuan përmes një video-konference për tre orë pasditen e së enjtes me shoqatat e klubeve (ECA) dhe lojtarëve (FIFPro) për të formësuar ndryshimet që bota e futbollit duhet të bëjë për t’iu përshtatur krizës globale që po përjetohet për shkak të virusit COVID -19.

Të gjitha palët duket se janë të vetëdijshme për nevojën dhe për t’u përshtatur në skenarin e ri që do të përjetojë futbolli tani e tutje, me propozimet e bëra nga FIFA, ku potencialisht mund të vendoset të hynte në fuqi nga javën e ardhshme.

Masa që pritet të merret dhe të ketë ndikim më të madh është ajo që i kërkohet lojtaeëve të pranojnë një ulje pagash deri në 50 për qind, pasi kjo situatë vazhdon të paralizojë botën e futbollit.

Liga Premier e ka miratuar tashmë një masë të tillë. Pasi të rikthehet normaliteti, kontratat do të ktheheshin në statusin e tyre të mëparshëm, por pa harruar realitetin që rrethon shoqërinë dhe sportin.

Klubet nuk do të mund të përfundojnë asnjë kontratë me futbollistë ose trajnerë në këtë kohë dhe do të krijohet një fond i madh ekonomik me qindra miliona euro.

Fondi i lartpërmendur do të jetë garancia për futbollin për të ruajtur strukturën e saj aktuale.

Të gjithë do të përfshihen në ktë fond me parat e tyre, duke filluar nga FIFA dhe më pas konfederatat, federatat, lojtarët, rrjetet televizive dhe sponsorët, megjithëse krijimi i këtij fondi do të zgjasë pak më shumë.

Kontratat e të gjithë profesionistëve do të zgjaten deri në fund të sezonit, me klubet që paguajnë për këtë zgjatje.

Tregu i transferimeve mund të ketë një kohëzgjatje prej 16 javësh (katër muaj) nga fillimi i asaj periudhe, e cila do të përkojë me fundin e sezonit aktual, edhe pse klubet kanë kërkuar që ai të zgjatet deri në fund të vitit.

Gjatë kësaj situate të shkaktuar nga virusi COVID-19, klubet nuk janë të detyruara të lëshojnë lojtarët në ekipet e tyre kombëtare.

Këto pritet të jenë disa nga vendimet që do të merren nga FIFA.