FIFA ndryshon çmimet e biletave për Botërorin 2026 pas kritikave të shumta
Na ndajnë edhe 7 muaj nga Kampionati Botëror i vitit 2026.
Ajo do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanadë, e cila është hera e parë që janë tre vende nikoqire të këtij kompeticioni.
FIFA, ka marrë kritika të shumta si shkak çmimet e larta të biletave, për të ndjekur një ndeshje nga stadiumi, me shifrat që shkonin deri në 10 mijë euro.
Por pas kritikave të shumta, ata dolën me një çmimore të re duke e ulur dukshëm çmimin në 60 euro, për të gjitha ndeshjet e kësaj gare.
Kujtojmë se Botërori 2026, do të nis nga 11 qershori deri më 19 korrik të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

