FIFA në bisedime të avancuara për ta suspenduar Rusinë

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, është në bisedime të avancuara për ta suspenduar Rusinë.
Këto zhvillime po vijnë si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe konfliktit që po ngjet atje në këto ditët e fundit.
FIFA po punon nga afër me UEFA-n dhe pritet të njoftohet sot më vonë se çfarë vendimi është marrë.
Një suspendim i Rusisë do t’ua pamundësonte atyre që të luajnë në Euro 2022 (kategoria e femrave), ndërkaq në kategorinë e meshkujve, ata nuk do të mund ta luanin ndeshjen e playoff-it ndaj Polonisë, që zhvillohet muajin e ardhshëm.