75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 07 Mars 2022 / B O

FIFA paralajmëron një merkato të re, vlen vetëm për lojtarët e dy ligave!

FIFA është duke e menduar hapjen e një merkatoje të re futbollistike. Kjo merkato do të vlente vetëm për futbollistët që luajnë në kampionatet ukrainase dhe ruse.

FIFPro po negocion me FIFA-n në mënyrë që lojtarët e prekur nga lufta të huazohen ose të ndërpresin kontratat e tyre pa vonesë.

Shumë futbollistë kanë mbetur pa skuadra pas nisjes së luftës, ndërsa disa nga ta po kërkojnë që të shkëpusin kontratat, sidomos me skuadrat ruse.

Merkatoja do të hapej në fund të muajit mars dhe do të iu mundësonte të gjenin skuadra të reja lojtarëve të skuadrave ruse e ukrainase./Indeksonline/