75 Mall Live Search
21:03 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

FIFA po mendon diçka të re, një afat kalimtar vetëm për shkëmbime

FIFA është duke dalë me ide të ndryshme për të kaluar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Drejtori i rregullores futbollistike në FIFA, James Kitching në televizionin gjerman, ARD ka thënë se mund të kemi një afat kalimtar vetëm për shkëmbime.

Skuadrat do të kenë të drejtë të shkëmbejnë lojtar në mes vete në një afat të shkurtër, duke mos i përdor paratë për tu mbrojtur nga kriza.

Nëse ky opsion jetësohet, atëherë do të ketë edhe riorganizim të afateve të verës (12 javë) dhe të dimrit (4 javë). /IndeksOnline/