13:16 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

FIFA publikon ranklistën e re, kjo është renditja e Kosovës

FIFA ka publikuar ranglistën më të re të kombëtareve të futbollit.

Kosova në ndeshjet e shtatorit ka barazuar me Moldavinë në Parma (1-1) dhe ka humbur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia (1-2).

Këto ndeshje kanë ndikuar që Kosova ta humbasë një pozitë në renditjen e re të FIFA-s.

“Dardanët” tani renditen në vendin e 116-të, kurse herën e fundit ishte pozicionuar në vendin e 115-të.