FIFA publikon rënditjen përfundimtare për 2019, kjo është pozita e Kosovës
Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, e ka publikuar renditjen përfundimtare për 2019.
Vendin e parë për këtë vit e mban Belgjika, e cila ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguai.
Renditja pastaj vazhdon me Kroacinë, Portugalinë Spanjën dhe Argjentinën.
Kombëtarja e Kosovës vitin 2019 e mbyll në pozitën e 115-të, teksa Shqipëria renditet në pozitën e 66-të.
