22:30 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA s’ka pse ta dënojë Zvicrën, kështu u ofenduan shqiptarët nga tifozët e Rusisë dhe Serbisë (Foto)

Mediat serbe kanë vazhduar të “kukasin” pas fitores së Zvicës ndaj përfaqësues së tyre. Ata kanë komentuar golin e Granit Xhakës dhe më pastaj simbolin e shqiponjës që ai e bëri me duar nga entuziazmi.

Sipas tyre, këto veprime janë provokime, madje kanë kërkuar që edhe FIFA të reagoi për diçka të tillë, shkruan Indeksonline

Mirëpo, e vërteta po del krejtësisht tjetër. Tifozët që ofenduan futbollistët kosovarë në Zvicër ishin rusët dhe serbët.  “Myte myte shqiptarin”, ishte thirrja e tyre në stadiumin e Kilingradit.