75 Mall Live Search
15:30 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

FIFA zbulon të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë në botë

FIFA sot në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter ka zbuluar emrat e 10-të trajnerëve më të mirë në botë për sezonin e kaluar.

Një gjë që vërehet menjëherë është që nga 10-të të parët, gjysma janë trajnerë të kombëtareve, shkruan Indeksonline.

1. Djamel Belmadi – trajner i përfaqësueses së Algjerisë. Arriti që me Algjerinë të fitoj Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë.

2. Didier Deschamps – trajner i përfaqësueses së Francës. U shpall kampion me Francën në Kupën e Botës të vitit 2018 dhe po vazhdon me formë të lartë të paraqitjeve.

3. Marcelo Gallardo – trajner i River Plate. Fitoi Copa Libertadores në vitin 2018 duke mposhtur rivalët e përbetuar, Boca Juniors, dhe në këtë vit fitoi edhe Recopa Sudamericana 2019, duke u bërë kështu trajneri më i suksesshëm i RIver Plate.

4. Ricardo Gareca – trajner i përfaqësueses së Perus. Ishte befasia e Copa Americas këtë vit. Ekipi i Ricardo Garecas preku finalen e këtij kompeticioni, megjithatë Brazili ishte kafshatë e madhe për tu kapërdirë për lojtarët e Perus.

5. Pep Guardiola – trajner i Man City. Sezonin që lam pas fitoi tripletën angleze dhe duke qenë shumë i pafat në Ligën e Kampionëve dhe duke u eliminuar në minutat e fundit.

6. Jurgen Klopp – trajner i Liverpool. Më në fund, Jurgen Klopp theu mallkimin e Liverpool të cilët ishin pa trofe tash e një kohë të gjatë. Gjermani ishte i suksesshëm në garën më të rëndësishme evropiane për klube, Champions League. Gjithashtu ngeci prapa vetëm për një pikë në luftë me Man Cityn për titullin e Premier Ligës.

7. Mauricio Pochettino – trajner i Tottenham. Arriti suksesin më të madh për Tottenham, duke i plasuar ata në finale të Ligës së Kampionëve, megjithatë nuk ishin aq të fuqishëm sa ta mposhtnin Liverpoolin e Jurgen Klopp.

8. Fernando Santos – trajner i përfaqësueses së Portugalisë. Në herën e parë të kompeticionit më të ri të Nations Leagu, Portugalia e Fernando Santos arriti ta fitonte atë duke lënë prapa gjigantët evropian.

9. Erik ten Hag – trajner i Ajax. Trajneri që jetoi një ëndërr përgjatë sezonit të kaluar. Fitoi titullin në Holandë, poashtu edhe Kupën e Holandës. U mposht në sekondat e fundit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Tottenham. Së fundmi, fitoi edhe Superkupën e Holandësd duke mposhtur PSV-në

10. Tite – trajner i përfaqësueses së Brazilit. Ekipi i Brazilit, në krye me Titen u shpallën kampionë të Amerikës Jugore më herët këtë verë duke eliminuar Argjentinën e superfuqi tjera botërore.