10:29 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

FIFA21, Berisha në formacionin e javës

FIFA21 me bashkëpunim të EA Sportin ka publikuar formacionin e javës.

Në këtë listë gjendet edhe lojtari kosovar, Mergim Berisha, ky i fundit bëri 4 asistime në fitoren e fundit të skuadrës së tij, RB Salzburgu, shkruan IndeksOnline.

Lojtari më i mirë në këtë formacion, është portieri i Interit, Handanoviq, i cili mbajti portën e paprekur në derbi ndaj AC Milanit.

Kujtojmë se në FIFA21, Berisha ka vlerësimin 77./IndeksOnline/