Fifi bëhet për spital

Këngëtarja e njohur Fifi është duke qëndruar në shtëpinë e Big Brother Albania VIP.
Gjatë qendrimit në shtëpi ajo ka filluar të simpatizojë njërin nga konkurrentët brenda, Granitin.
Megjithatë, pas disa shkendijash, ishte Graniti që mbrëmë, pas emisionit, i tha Fifit se e sheh si shoqe dhe asgjë më shumë.
Kjo gjë e ka mërzitur këngëtarën kosovare e cila në fillim i mbajti mëri, ndërsa pas disa minutash iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Siç bisedojnë mes vete konkurrentët e BBV, Fifi dyshohet se ka pirë ilaqe dhe se i nevojitet mjeku.