Fifi bel hollë, me modelet po “garon”

Fifi konsiderohet si një prej artisteve me zërin më unik, ndërsa njihet për hite të shumta e që kryesisht janë balada.
Por, krahas talentin të saj për muzikën ajo gjithmonë ka qenë e komentuar edhe për dukjen e saj dhe si një vajzë pa komplekse ajo është ndjerë krenare me linjat e saj të mbushura.

Megjithatë në një moment Fifi vendosi që të bëjë një ndryshim drastik në pamje dhe këtë e arriti me shumë sukses.

Ka një vajzë me forma të plota, sot Fifit ia marrin lakmi të gjitha vajzat.

Këngëtarja nga Kosova ka rënë në peshë dhe pamja e saj e re po pëlqehet shumë nga adhuruesit e saj, e me sa duket edhe Fifi po ndihet mirë me këtë ndryshim./Indeksonline/