75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Fifi dhe Donaldi diçka po kurdisin

Fifit dhe Donaldi diçka po kurdisin. Të paktën këtë la të kuptohej vetë këngëtarja kur në një nga koncertet e fundit, duke ju drejtuar fansave deklaroi se ka një surprizë për ta.

“Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë”, u shpreh Fifi pa zbuluar më shumë.

Miqësia e saj me Donaldin nisi brenda BBV dhe ishte aq e fortë saqë të dy gdhendën fjalën Filoqyl në trup si një nofkë që aktori ja vuri këngëtares.

Nëse është një dedikim për miqësinë e tyre në këngë, a diçka tjetër mbetet për t’u parë.