09:57 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fifi doli e dyta në “Kënga magjike”, ky është mendimi i reperit Capital T

Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik, Fifi ishte një nga konkurrentet e festivalit të sivjetmë të “Këngës magjike”.

Fifi me këngën e saj “Marova” u rendit e dyta, pas Eneida Tarifës, e cila u shpall fituese, shkruan Indeksonline.

Por, për shumë kënd, Fifi ishte fituesja, madje ajo “rrëmbeu” edhe çmimin e publikut.

Edhe reperi i njohur kosovar, Capital T ka treguar pëlqimin e tij për baladën emocionuese të Fifit.

“Një prej baladave më të mira viteve t’fundit”, ishte komenti i reperi për projektin e Fifit./Indeksonline/