08:46 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Fifi feston ditëlindjen, merr urimin emocional nga i dashuri

Sot është një ditë festive për këngëtaren shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi.

Ajo sot feston ditëlindjen, ku këtë vit përveç sukseseve në muzikë, është e kompletuar edhe sa i përket anës emocionale, shkruan Indeksonline.

Në ditëlindjen e 28-të, nga urimet e shumta që pranoi, mori vëmendje ai i të dashurit, Adisit.

“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në ‘Instastory’.

Nuk mungoi as ripostimi nga ana e Fifit, duke e quajtur Adisin si gjysma e saj më e mirë./Indeksonline/