Fifi flet me Granitin pas letrës nga e dashura e tij: Mos më përdor për lojë

Gjatë ditës së sotme, Fifi dhe Graniti diskutuan për letrën që I erdhi atij nga ish e dashura.
Ishte Fifi ajo e cila vazhdonte të përsëriste fjalën “Mos më përdor për lojë”, të cilën ia kishte shkruar ish partnerja në letër, shkruan Indeksonline.

“Ajo vajza te ajo letra e ka shkruar një fjali ‘Mos më përdor për lojë’”, filloi bisedën këngëtarja, teksa Graniti u shpreh se nuk mund t’i bind banorët për personin që është nëse ajo nuk vjen në program.
“Kurrë kurrë në jetë nuk e kisha bërë një gjë të tillë. Ajo për mua është një gjë shumë e madhe. Ajo më njeh siç më njohin këtu. Pa ardh ajo me i bind nuk mundem të tregoj, t’i bind”, u shpreh Cana.
Ndërsa sa i përket marrëdhënies me Fifin, dyshja janë vetëm miq të mirë./Indeksonline/