07:23 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Fifi flet për Donaldin në sy të Trixës, ja si reagon ajo!

Fifi dhe Trixa kanë qenë bashkë në kafe teksa ajo ka hapur një video live në Instagram. Sigurisht nuk mund të mungonin as pyetjet për Big Brother ku një ndër to ishte për tatuazhin që ka bërë me Donaldin.

“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme”, ka sqaruar Fifi.

Ndërkohë gjatë këtij momenti, Trixa thjesht ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos dhënë asnjë reagim tjetër.