75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

Fifi flet për marrëdhënien e saj me Adisin: Ne zihemi me njëri-tjetrin…

Këngëtarja e njohur Fifi ka nisur një lidhje me biznesmenin Adis Patushi.

Në rrjete sociale këngëtarja ndan imazhe të ndryshme përkrah partnerit ku shfaqet mëse e lumtur.

Ndërsa së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” Fifi tregoi për sekretin e lumturisë.

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin, t’du”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Kujtojmë se Fifi këngën “Hana” ia ka dedikuar pikërisht Adisit./Indeksonline/